Ja argumentet kryesore të programit të 21 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin
e plotë
Në 2759-vjetorin e
themelimit të kryeqytetit italian, administrata e Kapitolit dha sonte, në nder të
Benediktit XVI një koncert në Auditoriumin “Parku i muzikës”. Së bashku me Atin e
Shenjtë ishte i pranishëm edhe presidenti italian Karlo Axeljo Çampi.
“Një
dekalog që të flasim pa gabime për islamin.” Kështu quhet nisma që po studiohet nga
Bashkimi Evropian.
Qeveria e Teheranit deklaron se është e gatshme të bashkëpunojë
me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.
Takimi mes presidentit
kinez Hu Zhintao dhe atij amerikan Xhorxh Bush, vlerësohet si një shkëmbim i vlefshëm
mendimesh.
Kryeadministratori i Kosovës Petersen dhe presidenti Fatmir
Sejdiu u pritën me fishkëllima nga serbët e Shterpcës. Të dy politikanët kishin shkuar
për një takim i cili u bojkotua edhe nga autoritetet vendore.