2006-04-20 19:05:14

Lajme nga Kisha e nga bota


Më 20 prill, në Kishën e jezuitëve të Shën Françeskut de Borja në Madrid, priten reliket e Shën Françesk Saverit, Pajtor i misioneve. Është fjala kryesisht për krahun e pakalbur të Shenjtit, që nderohet nga mijëra besimtarë, para se të rikthehet në Kishën e Jezusit në Romë më 24 prillin e ardhshëm. Kujtojmë se viti 2006 i është kushtuar kremtimeve përkujtimore të 450-vjetorit të vdekjes së Shën Injacit të Lojolës dhe 500-vjetorit të lindjes së Shën Françesk Saverit.

Në ditët e Pashkëve, në shtetin Indian të Karnatakës, u sulmuan dy bashkësi kristiane protestante, në sa po luteshin. Fondamentalistët indù, autorë të këtij krimi, ndërprenë kremtimin, plagosen pastorin, që tani ndodhet në spital dhe e shkatërruan plotësisht vendin e lutjes.

Më 27 prillin e ardhshëm, një grup i madh përfaqësuesish të sportistëve italianë, izraelitë e palestinezë do të vrapojnë pranë e pranë nga Jeruzalemi në Betlehem, për të shkruar së bashku, një faqe të re në librin simbolik të përpjekjeve për paqe. Prandaj nisma titullohet”Vrapon paqja”.

Brënda 6 muajsh, arkivat e kampeve naziste të përqëndrimit do të hapen për publikun. Vendimi historik u bë i njohur të hënën e kaluar në Uashington nga ministri gjerman i drejtësisë, Zypries.







All the contents on this site are copyrighted ©.