2006-04-20 18:48:09

Ja argumentet kryesore të programit të 20 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Butësi dhe vendosmëri: Imzot Gianfranco Ravasi, biblist dhe Vittorio Possenti, filozof, flasin mbi stilin e Bendiktit XVI gjatë vitit të parë të papnisë.


Salla e shtypit e Vatikanit paraqiti kalendarin e nismave për 500-vjetorin e bazilikës së re të Shën Pjetrit.


Nga kisha shqiptare veçojmë kremtimin e Pashkëve në kryedioqezën e Shkodrës dhe në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut. Gjithashtu, në Laç të Sebastes, u festua edhe 50-vjetori i meshtarisë së Atë Shtjefën Pistullit, fraçeskan.


Irani ripohoi se do të vijojë me programin e vet të pasurimit të uraniumit.


Pas takimeve me karakter ekonomik në Uashington, në SHBA, sot presidenti kinez Hu Zhintao u takua me presidentin amerikan Xhorxh Bush.


“Gjatë 2005 pati më tepër se 5 mijë dënime me vdekje dhe dy mijë ekzekutime,” lexohet në raportin më të fundit të Amensti Internashionalit.


Kryeministri irakian Xhafari i dorëzoi mandatin e tij mazhorancës në mënyrë që të garantohet uniteti brenda Aleancës Shiite.







All the contents on this site are copyrighted ©.