2006-04-17 17:05:49

Në Tokën Shenjte, në fshatin El Kubeibeh, besimtarët u mblodhën për të kujtuar mrekullinë e Emmausit


( 17. 04. 06 R. V. )Në Tokën Shenjte, në fshatin arab të El Kubeibeh, pak kilometra larg Jeruzalemit, mijëra besimtarë u mblodhën sot për të kujtuar mrekullinë e Emmausit. Kremtuan, të kryesuar nga fretërit e vegjël françeskanë, Rojtarë të Tokës Shenjte, pikërisht në atë vend ku, sipas Ungjillit të Shën Lukës, Jezusi iu duk dy prej nxënësve të tij pas ngjalljes. Nga ky vend kaq simbolik iu lartua Zotit një lutje e zjarrtë për paqe e drejtësi ndërmjet dy popujve që banojnë në Tokën Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.