2006-04-17 18:38:57

Ja argumentet kryesore të programit të 17 prillit: Lutja e mesditë e Papës në të hënën e Pashkëve në Castel Gandolfo dhe mesazhët e disa prelatëve katolikë shqiptarë


RealAudioMP3 Në Lutjen e sotme në mesditë të Hënës së Pashkëve drejtuar ‚Mbretëreshës Qiellore’ në Castel Gandolfo, Papa Benedikti XVI përtërini thirrjen e vet për paqen në botë dhe i ftoj besimtarët „të rritet përherë e më shumë në njohjen e Krishtit të Gjallë dhe të bëhën dëshmitarë e apostuj të paqes së Tij mbi tokë“.

Gjithnjë sot gjatë Lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa Ratcinger përkujtoi 500 vjetorin e vendosjes së gurit të parë të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan dhe përmendi udhëtimin e tij në Napoli, pa përcaktuar datën.

Të besosh në Ngjalljen e Krishtit do të thotë të jetosh një jetë të re që e shndërron botën dhe i kundërvihet dhunës e synimeve të sundimit. Duke vijuar më atmosferën e gëzimit të Pashkëve, do të dëgjojmë urimet dhe mesazhet e ipeshkëvijve katolikë shqiptarë: imzot Zef Gashit, imzot Hil Kabashit, imzot Dodë Gjergjit dhe urimet e ambasadorit të parë të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Willy Kamsit.

Për besimtarët katolikë me ditën e sotme, të Hënën e Engjëllit, ka filluar koha liturgjike e Pashkëve e cila vijon deri në solemnitetin e Rrëshajëve. Kohë kjo shpirtërore për ta përforcuar fenë tonë në Jezusin e Ngjallur dhe të frymëzuar nga Kryqi i Tij, Druri Shëlbimpërues, t’ia hapim udhën gëzimit të pashterrshëm Hyjnor.







All the contents on this site are copyrighted ©.