Urimet Kishës e të botës drejtuar Papës Benedikti XVI i cili sot kremtoi 79-vjetorin
e ditëlindjes
Sot, festa e
Pashkëve, ishte edhe festë personale për Benediktin XVI që kremtoi 79 –vjetorin e
ditëlindjes, i shoqëruar nga urimet dhe mesazhet ardhur nga mbarë bota. E mesazhet
vijonë të arrijnë në këtë ditë të gëzuar për Atin e Shenjtë. E urojnë të krishterë
e besimtarë të feve të tjera, njerëz që besojnë e që nuk besojnë, burra e gra nga
vende të ndryshme të botës, me të cilët bashkojmë edhe zërin tonë në urimin tradicional
shqiptar: Jetë të gjatë e sukses në të gjitha veprimtaritë apostolike. Zoti e bekoftë
misionin e Papës dhe e ndihmoftë t’i prijë Kishës në rrugën e së vërtetës e të jetës,
që buron nga Fjala e Zotit. Ndërmjet urimeve të panumërta, është edhe ai i Kryetarit
të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvit metropolit të Shkodrës,
Imzot Angjelo Masafrës - në mikrofonin e dom David Gjugjës. Ta dëgjojmë: