2006-04-16 17:16:28

Rubrika “Shenjtorët e Javës”


( 16. 04. 06 R. V.) Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e Pashkëve të Ngjalljes.
Nesër e Hëna e Engjëllit, është dita e dytë e Tetëditshes së Pashkëve. Kisha katolike do të përkujtojë Shën Simeonin, ipeshkëv i Seleuçisë e martir si dhe Shën Robertin, abat i Sitò.
Të Martën, me të cilën vijon Tetëditshja e Pashkëve, do të përkujtohet Shën Galdini, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal.
Të Mërkurën e Tetëditshes së Pashkëve, Kisha katolike do të përkujtojë Shën Leonin IX, papë. Këtë ditë do të kremtohet edhe njëvjetori i papnisë së Benediktit XVI.
Të enjten, gjithnjë në Tetëditshen e Pashkëve, Kisha katolike do të përkujtojë Shën Aniçetin, papë dhe Shën Anjezen e Montepulçianos, virgjër dominikane.
Të Premten e Tetëditshes së Pashkëve do të përkujtohen shenjtorët Anselmi, kryeipeshkëv i Kantërbërit e doktor i Kishës, Apolloni, filozof e martir romak dhe Konrradi nga Parzhami, laik kapuçin.
E Shtuna është dita e parafundit e Tetëditshes së Pashkëve. Do të kremtohen këtë ditë Shën Soteri, papë, Shën Kaji, papë dhe Shën Agapiti, papë.
E Diela e ardhshme, e dyta e Pashkëve, i kushtohet Mëshirës Hyjnore.







All the contents on this site are copyrighted ©.