2006-04-14 17:10:10

Emisionin tonë të 14 prillit ia kushtojmë të Premtes së Madhe, ditës së dytë të triditëshit të Pashkëve


RealAudioMP3 Sot të Premten e Madhe, Kisha na thërret të rikthehemi te gurra e revolucionit të vërtetë, të kundrojmë Krishtin në Kryq, shpresa e shëlbimit që ende sot i këput prangat (verigat) e dëshpërimit e bën dritën e Jetës të shpërthejë.

E Premtja e Madhe na fton ta drejtojmë vështrimin “kah zemra e shporuar e Shëlbuesit” që mbi Kryq dëfton kuptimin e dashurisë “në formën e saj më radikale”, “një dashuri që kalon çdo dije”, dashuria e Zotit që “dhurohet për ta ngritur përsëri njeriun e shpëtuar nga mëkati dhe vdekja”. Pra, dëgjues të nderuar, të Premten e Madhe Kisha zhytet në uratë në përkujtim të vdekjes së Jezu Krishtit.

E sot pasdite, në ora 17.00, Papa Benedikti XVI ka kryesuar në Bazilikën e Vatikanit liturgjinë e kremtimeve të Mundimeve të Krishtit, gjatë së cilës është zhvilluar Adhurimi i Kryqit.

Ndërsa, në orën 21.15 minuta, pranë amfiteatrit romak në Romë, Koloseut, do të mbahet Udha e Kryqit e vitit 2006 e udhëhequr nga Papa Benedikti XVI







All the contents on this site are copyrighted ©.