2006-04-11 17:42:20

“Nga Kryqi i Jezusit buron pushteti që shëron të këqijat e botës”. Që sot në librari mund të gjindet teksti i Udhës së Kryqit që do të kremtohet në Koloseo, shkruar nga Imzot Komastri


RealAudioMP3 ( 11. 04. 06 R. V. )Nga Kryqi i Krishtit lind shenjtëria e figurave të mëdha të Kishës dhe pushteti që shëron të këqijat e botës së sotme: kështu shkruan Imzot Komastri, autor i meditimeve të Udhës së Kryqit që do të kremtohet sipas traditës në Koloseo. Janë katërmbëdhjetë meditime e po aq lutje për flijimin e Jezusit dhe për zhdukjen e të këqijave të botës së sotme. Në tekstin e Udhës së Kryqit, që të Premten e Madhe do të kryesohet nga Benedikti XVI në amfiteatrin romak Koloseo, autori i reflektimeve, kryeipeshkvi Angjelo Komastri, vikar i Papës për Qytetin e Vatikanit, vë theksin sidomos tek tronditja e familjes, sulmet kundër jetës, të varfërit që kërkojnë të dalin nga anonimati e nga indiferenca. Vëllimi, që përmban Udhën e Kryqit në shumë gjuhë, doli sot në të gjitha libraritë e mund të porositet edhe në Shtëpinë Botuese të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.