Ja argumentet kryesore të programit të 10 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin
e plotë
“Jezusi qoftë gjithnjë
miku i juaj më i mirë” – u tha Bendikti XVI të rinjve universitarë të Opus Deit, të
cilët i priti sot në sallën e Palit VI në Vatikan, me rastin e takimit “Univ 2006”.
“Jo gjithmonë mjetet e informimit shfrytëzohet në ndihmë të dialogut” – tha mes tjerash
Ati i Shenjtë.
Nga data 25-28 maj Benedikti XVI do të vizitojë Poloninë. Ndërmjet
qyteteve të ndryshme, edhe vendlindja e Papës Gjon Palit II.
Besimtarët katolikë
të kryedioqezës metropolitane të Shkodrës kremtuan dje të Dielën e Larit.
Qeveria
izraelite ndërpreu çdo marrëdhënie me Hamasin dhe Autoritetin Kombëtar Palestinez.
Bashkimi
Evropian vendosi krijimin e një force të re policie për Kosovën për kalimin e shkallëzuar
të kompetencave nga UNMIKU tek organet vendore.