2006-04-09 14:46:04

Liturgjia e Fjalës së Zotit e Dielës së Larit “B"


( 08. 04. 06 R. V. )RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ia përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj herët do të ndalemi tek Liturgjia e Fjalës së Zotit të Dielës së Larit apo të Dielës së Luleve, me të cilën Kisha e fillon Javën e madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve.
Sikur thamë më parë, me liturgjinë e kësaj së diele, e cila përkujton hyrjen solmne të Birit të Zotit, Jezu Krishtit në Jeruzalem dhe historikun e mundimeve të Tija, Kisha, dëgjues të nderuar, na thërret të hyjmë në Javën e madhe të shenjtë të Pashkëve, dmth. në kremtimim e mistereve themelore të fesë së krishterë: të mundimeve, vdekjës mbi kryq dhe ngjalljës së Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit.
Kështu pra, Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na propozon dy ngjarje ngusht të lidhura: hyrjen e Jezusit në Jeruzalem dhe mundimet e Tij. Pra kemi dy pjesë: ritin e bekimit të degëve të ullive apo të degëve të pemëve të lulëzuara, para Meshës, procesionin e besimtarëve me degë ullijsh të bekuar dhe pjesën e dytë Meshën, gjatë së cilës tregohet historia e mundimeve të Jezus Krishtit.
Të ndjekësh Jezu Krishtit domëthënë të jesh më Të në momente të lavidshme e në momente të vuajtshme. Drama e Mundimeve na sjell të shohim Birin e Zotit për ne të përvujtëruar, të shpotitur, të varur mbi një kryq ku vdes për ne. Jezusi Zot besnik ndaj planit e vullnetit të Atit e besnik ndaj dashurisë për njerëzimin mbarë. Jezusi Zot që ka marrë mbi vete braktisjen ekstreme në duarë të Atit për të liruar njeriun nga mëkati e për t’ia kthyer edhe një herë gëzimin e bashkimit me Zotin.
Nga liturgjia hyjnore e dielës së larit, do t’i bartim degët e palamve e të ullijve me vete në shtëpitë tona, shenja kontradikte ( kundërshtie). Këto degë na kujton hosanën, por edhe kurorën e martirëve; na sjellin paqen pas përmbytjes, por edhe djerësen prej gjakut në kopsht të ullijve, derisa më besnikët i ze gjumi e tradhëtari përgatitet për ta puthur Mësuesin Hyjnor.
Duhet të kujtojmë se të krishterë nuk na bëjnë ritet fetare, por pjesëmarrja në vuajtjen e Zotit në jetën tokësore.
E tani dëgjues të nderuar, ta dëgjojmë pjesën ungjillore që na përkujton hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe një fragment nga historia e mundimeve….


Komentin e Liturgjisë së Fjalës së Zotit të kësaj së diele, nga dom Ndue Gjergji nga SHBA. Ta dëgjojmë……







All the contents on this site are copyrighted ©.