2006-04-07 16:52:27

Kisha dhe Spanja kremtojnë 500–vjetorin e lindjes së Shën Françesk Saverit. Në Havier Mesha e të Dërguarit Papnor, kardinalit Roko Varela


( 07. 04. 06 R. V. ) Shën Françesku i Saverit ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës dhe të njerëzimit – tha sot kardinali Antonio Maria Roko Varela, i dërguar i posaçëm i Papës në kremtimin solemn me rastin e 500-vjetorit të lindjes së jezuitit të madh, në Havier të Navarrës, në Spanjë. E pranishme edhe familja mbretërore spanjolle.
Sot Kisha e Spanjës ishte në festë. Kremtoi 500-vjetorin e lindjes së Shën Françesk Saverit. Shenjti lindi në Havier, pranë Navarrës, më 7 prill 1506. E pikërisht në Havier u mbajtën sot paradite kremtimet solemne për këtë ngjarje. I dërguari i posaçëm i Papës Benedikti XVI, kardinali Varela, kryeipeshkëv i Madridit, kremtoi liturgjinë eukaristike në Bazilikën e kështjellës së Havierit, në praninë e familjes mbretërore të Spanjës, të më se 35 ipeshkvijve, ndërmjet të cilëve edhe kryeipeshkvi i Pamplonës, imzot Fernando Sebastian, kryetar i Konferencës ipeshkvnore spanjolle, Eprori i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezuitëve, Atë Peter-Hans Kolvenbach si dhe autoritet më të larta të Navarrës.
Një jezuit universal, trashëgimia shpirtërore e të cilit është më e gjallë se kurrë në jetën e Kishës. Në kornizën mahnitëse të Kështjellës Havier, ku pati lindur 500-vjet më parë Shën Françesk Saveri, mbarë Spanja ishte mbledhur sot simbolikisht për të marrë pjesë në kremtimin e Shenjtit misionar, që ia kumtoi Lajmin e Mirë popujve të lindjes së largët.
“FRANCISCO JAVIER HA DEJADO UNA HUELLA IMBORRABLE… “
Shën Françesk Saveri – theksoi kardinali Varela - la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës e të njerëzimit, duke e lartuar emrin e Jezusit dhe Shenjën e Kryqit ndër botë të reja e duke ndriçuar konceptin teologjik të dinjitetit të njeriut, si shembëllesë e Zotit, si person i lirë, i pajisur me të drejta të paprekshme”. 







All the contents on this site are copyrighted ©.