2006-04-07 19:07:15

Ja argumentet kryesore të 7 prillit




RealAudioMP3 Të kthehesh e ta mbash Krishtin përherë në zemër, në një kohë kur duan ta heqin nga muret e dhomave e sallave, kjo është përgjigja ndaj mundimeve të pësuara nga Krishti mbi Kalvar: kështu pohoi mes tjerash predikatari i Shtëpisë Papnore, atë Cantalamessa në predikimin e tretë të Kreshmëve para Papës e kuries Romake;

Shën Françesku i Sacerit „ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës e të njerëzimit“: kështu tha kardinali Antonio Rouco Varela, i dërguari i posaçëm i Papës në kremtimin solemn për 500 vjetorin e lindjes së Shenjtit të madh jezuit në Spanjë, ku në Havier të Navarrës ishin të pranishëm edhe Mbreti e mbretëresha e Spanjës;

Nesër në Prishtinë me një akademi përkujtimore do të shënohet njëvjetori i vdekjes së Papës së Gjon Palit II-të: në mikrofonin e radio vatikanit, Vikar i përgjithshëm i Kishës së Kosovës, dom Lush Gjergji, i cili flet edhe për negociatat mes Prishtinës e Beogradit

Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit takojnë anëtarët e Grupit Negociator. Bisedohet për përshpjetimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës;

Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Lutz Slazman i bën thirrje politikes shqiptare: jeni vonë për reformen zgjedhore. Gjeni zgjidhje kompromisi për krizën në Kuvend.

BE ka ndalur ndihmën financiare për Qeverinë e Palestinës për shkak të refuzimit të Lëvizjes islamike Hamas që të ndërpres me dhunën dhe ta pranojë Izraelin, njoftoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Ema Judvin.

Në Irak një grua kamikaze ka shkaktuar me dhjetëra të vdekur në një xhami të Baghdadit.

Një sulmues vetëvrasës me bombë ka kryer sot një shpërthim të një makine bombë pranë bazës ushtarake amerikane në Afganistan dhe ky është sulmi i dytë kundër kësaj baze amerikane brenda 24 orëve







All the contents on this site are copyrighted ©.