2006-04-05 18:31:11

Ja argumentet kryesore të programit të 5 prillit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 “Bashkimi që ekziston në Kishën, dhuratë e dashurisë dhe e së vërtetës së frymzëuar nga Shpirti i Shenjtë Zot, nuk mund të jetohet me atë që refuzon e që nuk pranon të jetojë në gjirin e Kishës.” Kështu u shpreh Benedikti XVI gjatë katekizmit të audiencës së sotme në Vatikan.

“Pasardhësit e Apostujve janë rojtarë të së vërtetës së Krishtit e shërbëtorë të dashurisë.” – tha sot, mes tjerash, Ati i Shenjtë duke folur në audiencën e përgjithshme kushtuar “Shërbimit të bashkimit.”

“Hebrenjtë dhe të krishterët duhet ta transmetojnë së bashku kujtesën e fesë për t’i dhënë shpresë botës.” Kështu u shpreh Kardinali Valter Kasper në takimin organizuar me rastin e 20-vjetorit të vizitës historike të Gjon Palit II në sinagogën e Romës.

Dukuria e emigracionit të të rinjve në Shkodër dhe në Shqipëri dhe misioni i kishës. Bisedë me Dom Gjovalin Sukajn.

Myftinia e Shkodrës përshëndet vëndosjen e bustit të Nënë Terezës në qendër të qytetit verior.








All the contents on this site are copyrighted ©.