2006-04-04 17:28:35

Mesha për shpirtin e Gjon Palit II në Moskë


( 04. 04. 06 R. V. ) Në Moskë, përvjetori i parë i vdekjes së Gjon Palit II u përkujtua me një Meshë përshpirtjeje, kryesuar nga kryeipeshkvi Kondrusheviç.
Papa Gjon Pali II u kujtua në kryevjetorin e vdekjes, më 2 prill në kateralen katolike të Zojës së Papërlyer në Moskë. Meshën shenjte e kremtoi Metropoliti Tadeush Kondrusheviç në praninë e një numri jashtzakonisht të madh besimtarësh. Para kremtimit, në hyrje të katedrales, u ndez një llambë që ndriçoi portretin e Papës Vojtila, ndërsa në Kishë ishin vendosur fotografi të tjera nga periudha të ndryshme të jetës dhe të veprimtarisë së Gjon Palit II. Gjatë homelisë, Kryeipeshkvi katolik i Moskës, duke vërejtur se një vit më parë në Sheshin e Shën Pjetrit binin në sy sidomos të rinjtë – e kujtoi çastin e vdekjes së Papës, që i donte aq shumë dhe i quante shpresa e Kishës dhe e botës, si “një ditë e re Botërore e Rinisë”.


 







All the contents on this site are copyrighted ©.