2006-04-03 20:06:05

Në fillim të programit të 3 prillit ja argumentet kryesore:


RealAudioMP3 Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në kremtimet përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së Papës Vojtila. Papa Ratzinger nënvizoi se parardhësi i tij “ishte shkëmb feje dhe na nxit të shkojmë përpara duke shikuar Krishtin.”


Trashëgimia e madhe e Papës Vojtila ishte në qendër të takimeve përkujtimore organizuar nga shqiptarët në të gjitha trevat, posaçërisht e lirisë fetare dhe kultivimi i bashkëjetesës fetare, aq aktuale për shqiptarët sot.


Papa Bendikti XVI priti sot në audiencë ipeshkvijtë e Bregut të Fildishtë, të cilëve u tha se përballë krizës së thellë poltike, shoqërore dhe ekonomike, rruga e paqes nuk është kurrë e pamundshme.

Sot dhe nesër dy ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Irak: Papa Bendikti ftoi gjithë njerëzit vullnetmirë t’i bashkohen kësaj nisme të Patrikut të Babilonisë së Kaldejve.

Teheran. Irani po kryen manovra ushtarake në Gjirin Persik. Ushtria po provon disa raketa me rreze të gjatë veprimi si edhe silura.

Një përshëndetje të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia e gjuhës shqipe. Në mikrofon....

Emisionin tonë mund ta ndiqni edhe në faqen e internetit dubël vë dubël vë dubël vë.radiovaticana.org







All the contents on this site are copyrighted ©.