2006-04-02 19:40:40

Dëshmi nga ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e laikë shqiptarë për figurën vigane, poliedrike, të Gjon Palit II, një vit pas vdekjes


RealAudioMP3 Nga arkivi i Programit të Gjuhës shqipe pranë Radio Vatikanit, zgjodhëm disa dëshmi nga ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e laikë shqiptarë për figurën vigane, poliedrike, udhërrëfyesit të njerëzimit, Gjon Palit II:

“Me vdekjen e tij na flet, na mëson ta vlerësojmë jetën në çdo rrethanë” – shprehet Kryeipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Angelo Massafra;

Kryeipeshkvi Metropolit i Durrës-Tiranës, Imzot Rrok Mirdita, duke kujtuar Gjon Palin II thekson: “Kisha humbi një prijës, por fitoi një shenjt”;

‘Shembull i përkryer i prijësit fetar e i njeriut që di të falë në çdo rrethanë’ – kështu e kujton Imzot Zef Gashi, Kryeipeshkëv i Tivarit dhe ipeshkëv ‘ad interim ‘ i Kosovës Papën Gjon Pali II:;

Imzoti i ndjerë Mark Sopi, duke kujtuar se Gjon Pali II do të mbetet gjithnjë në zemër të Kosovës, nënvizon një nga porositë e Tij më aktuale: bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve të ndryshme;

Meshtari katolik dom Fran Sopi vë në dukje se Gjon Pali II, ndërmjet shumë dhuratave që i bëri popullit shqiptar, i la dhuratën e madhe të lumnimit të Nënë Terezës;

“Në se dëshironi t’ju respektojnë, respektojeni njëri-tjetrin’ – këtë porosi të Papës Vojtyla kujton sot laiku katolik kosovar, Lekë Musolli;
Ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Zoti Zef Bushati, kujton se si një vit më parë Sheshi i Shën Pjetrit i ngjante një mozaiku shumëngjyrësh: mozaik popujsh, gjuhësh e kulturash, që të kujtonte familjen e madhe të popujve, “qytetërimin e dashurisë” për të cilin ka folur aq shumë Gjon Pali II;

‘Ta duam njëri-tjetrin’ – është porosia e Papës që kujton dom Anton Kqira:

Imzot Dod Gjergji, ipeshkëv i Sapës, na kujton një nga tiparet më të spikatura të Karol Vojtilës, me vlerë të jashtëzakonshme për çdo njeri e për çdo kohë: Ai kishte guximin t’ia thoshte botës të vërtetën, sado e hidhur të ishte”;
***
Motër Vida nga Shkodra shpreh besimin se Gjon Pali II do të ndërmjetësojë për përforcimin e fesë së krishterë ndër shqiptarë:;
***
“ Mos kini frikë; hapjani në dy kapakët portat Krishtit” – këtë thirrje që përshkoi fund e krye papninë e Gjon Palit II na kujton sot Imzot Hil Kabashi, ipeshkëv i Shqipërisë së jugut;
***
Dhe së fundi, mesazhi i Papës që iu drejtua të gjithë popujve të rruzullit tokësor në gjuhët përkatëse e që prandaj i foli edhe popullit shqiptar në gjuhën shqipe;







All the contents on this site are copyrighted ©.