2006-03-31 18:28:12

Afgani Abdul Rahmani, i cili nga mysliman u bë i krishterë, falenderoi Atin e Shenjtë Benediktin XVI që ndërhyri për t’i shpëtuar jetën nga vdekja e sigurtë në vendlindje


Abdul Rahmani, afgani që braktisi islamin për t’u bërë i krishterë dhe që për këtë rrezikonte të ekzekutohej, falenderoi Papën Bendiktin XVI dhe qeverinë italiane për ndërhyrjet e sukseshme për t’i shpëtuar jetën. “E di se Benedikti XVI është interesuar për çështjen time dhe se më ka ndihmuar.” - tha Rahmani që tashmë gjendet në Itali. Mes tjerash ai shtoi se ka frikë për fatin e fëmijëve të tij, mbetur në Afganistan.








All the contents on this site are copyrighted ©.