2006-03-29 17:43:24

Përfundoi asambleja plenare e Këshillit Papnor të kulturës


(29. 03. 06 R.V.) Përfunduan në Romë punimet e Asamblesë plenare të Këshillit Papnor të Kulturës me temë “Rruga e bukurisë: rrugë e ungjillëzimit dhe e dialogut”.

Reflektimi u përqëndrua tek roli që luan bukuria në kumtimin e Ungjillit. U fol mbi sfidat dhe kërcënimet që i bëhen bukurisë, përfaqësuar nga fenomene si shekullarizimi dhe materializmi dhe u vu në dukje kontributi i artit kishtar dhe i pasurisë artistike të Kishës, në ndihmë të ungjillëzimit e të dialogut.
Por si mund të bëhet më i frytshëm kumtimi i Ungjillit përmes ndjenjës të së bukurës? Pyetëm për këtë Kryetarin e dikasterit vatikanas për kulturën, kardinalin Pol Pupard:
***
- Do të thosha se për arsye të ndryshme, reflektimi për të vërtetën, për mirësinë, shumkujt i duket gjë e kotë ose burim ndeshjesh. Ndërsa ne kërkojmë të rizbulojmë kuptimin e së bukurës, mundësinë për ta soditur, lirinë e plotë për të kundruar bukuritë e gjithësisë, bukuritë e krijimit artistik e për të nisur kështu një dialog të bukur.
***
- Ç’e kërcënon sot bukurinë, duke krijuar kështu pengesa në rrugën drejt Zotit?
- Rreziku themelor që e kërcënon bukurinë dhe aftësinë e saj për ta çuar rishtas njeriun tek misteri i Hyjit dhe i njeriut, është një perceptim i kufizuar, narcizistik, i një estetizmi subjektiv. Njeriu që kundron mund të thotë ‘më pëlqen’ pa kurrfarë lidhjeje me bukurinë e vërtetë, me vërtetësinë e mirësinë. Atëherë, duke munguar kjo ndjenjë e thellë, pengohet edhe ecja drejt cakut të fundmë të bukurisë, që është Zoti.
***
- Ata që kumtojnë sot Zotin, arrijnë ta transmetojnë bukurinë e Zotit në mënyrë të përshtatshme?
***
- Bëhet fjalë për të komunikuar përvojën personale të bukurisë së Krishtit, të shenjtërisë së tij, pasqyruar në fytyrën e Virgjërës Mari e të shenjtorëve.
***
- Nganjëherë feja jetohet thjeshtë si detyrë morale. Ndërsa Zoti është bukuri që tërheq. Si mund të jetohet feja lidhur me bukurinë?
***









All the contents on this site are copyrighted ©.