2006-03-29 18:56:11

Ja argumentet kryesore të programit të 29 marsit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 Sot në audiencën e përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Benedikti XVI theksoi se bashkimi kishtar, dhuratë e pasqyrim i bashkimit trinitar, ndihmon për kapërcimin e konflikteve ndërmjet popujve dhe i hap rrugën paqes.


Një vit më parë Papa Vojtila u duk për herë të fundit në dritaren e studios së tij për të përshëndetur besimtarët: të shumta nismat, përmes të cilave do të përkujtohet kryevjetori i vdekjes së Gjon Palit II.


Përfundoi asambleja plenare e Këshillit Papnor të kulturës: me ne Kardinali Pupard.


Atmosfera e Kreshmëve në Kosovë, në sa ndjehet afrimi i Pashkëve të Ngjalljes.


Partia Kadima fitoi zgjedhjet e djeshme parlamentare në Izrael.

Në Francë vijojnë protestat kundër ligjit të punësimit të parë. Pritet ndërhyrja e presidentit Shirak.


Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Sekondin e Astit, martir.










All the contents on this site are copyrighted ©.