2006-03-28 17:43:49

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Sikstin III papë


(28. 03. 06 R. V.) RealAudioMP3 Meshtar romak, Siksti u zgjodh Papë më 31 korrik të vitit 432. Ishte i treti papë me këtë emër. Sapo u ul në fronin e Shën Pjetrit, u kujdes posaçërisht për ndërtimin e kishave të reja dhe për ndreqjen e atyre ekzistuese. Rindërtoi dhe zbukuroi bazilikën Liberiane, të cilën ia kushtoi “Virgjërës Mari, Nënës së Zotit”. Prej këndej emri “Shën Maria e Madhe” që mban sot njëra nga bazilikat më të mëdha të Romës e të botës.
Siksti III përfundoi edhe ndërtimin e Kishës së Shën Sabinës dhe ngriti bazilikën e Shën Lorencit në Luçina. U quajt kështu, sepse u ndërtua ngjitur me shtëpinë e matronës romane, Luçinës. Rindërtoi edhe batisterin e bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, ndërtuar nga Kostandini i Madh në formë rrethi, duke i dhënë formën e tetëkëndëshit. Me këtë formë ka arritur deri në ditët tona. Pati fatin e madh të mos e shikonte plaçkitjen e Romës nga Vandalët, sepse ndërroi jetë më 19 gusht të vitit 440, pak para sulmit të këtyre fiseve barbare. U varros në Kishën e Shën Lorencit jashtë mureve të Romës.







All the contents on this site are copyrighted ©.