2006-03-24 19:37:21

Dita e 14-të e Lutjes dhe e agjërimit për misionarët martirë. Dëshmia e Dom Ernest Troshanit


RealAudioMP3 (24.03.06. R.V.)Sot bie Dita e 14-të e Lutjes dhe e agjërimit për misionarët martirë, e cila përkon me përvjetorin e vdekjes së imzot Oscar Romeros, kryeipeshkëvit të San Salvadorit, vrarë më 24 mars 1980. Tema e reflektimit, këtë vit është dëshmia e atyre që “Janë vrarë për shkak të besnikërisë e të dëshmimit të Krishtit të Gjallë.”
Në vitin 2005 humbën jetën për veprimtarinë e tyre apostolike 26 veprimtarë baritorë. Emrat janë publikuar nga agjencia e Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, Fides. 26 veprimtarë baritorë, një ipeshkëv, 20 priftërinj, 2 rregulltarë dhe një laik kanë flijuar jetën e tyre vetëm e vetëm për të mos e braktisur impenjimin e apostullimit e të dëshmimit të tyre për Krishtit në shërbim të nevojtarëve e skamnorëve.
Histori të ndryshme, por që të gjitha janë histori feje e dashurie, jetë e atyre që te tjetri kanë parë vetëm Krishtin, të afërmin që duhet ndihmuar e mbështetur. U kanë ofruar buzëqeshjen njerëzve me të cilët kanë hapur dialogun për t’i dhënë hapësirë vëllazërimit, megjithëse me bindje të ndryshme fetare e ideologjike. Këtyre njerzëve u kanë kushtuar jetën deri në martirizim.
Kisha katolike Shqiptare, siç dihet, është Kishë martire e misionare. Në këtë ditë të Lutjes e agjërimit për martirët misionarë, duam të përkujtojmë martirizimin e fundit, atë të kohës së regjimit komunist e ateist, me dëshminë e një meshtari që ka mbijetuar nga puna e detyruar dhe përndjekjet. Ja dëshmia e Dom Ernest Troshanit, i cili kaloi 18 vjet në kampet e komunizmit…..








All the contents on this site are copyrighted ©.