2006-03-24 18:55:44

Bashkësia ndërkombëtare mobilizohet për të shpëtuar nga dënimi me vdekje një shtetas afgan të kthyer nga Islami në Kristianizëm


(24. 03. 06 R.V.) Presidenti afgan, Hamid Karzai siguron se nënshtetasi i kthyer në fenë e krishterë, nuk do të dënohet me vdekje, siç qe parashikuar, për apostazi të ligjit islamik. Ngjarja vë tragjikisht në plan të parë çështjen e normave që pengojnë kthimin në një fe të ndryshme nga ajo islame në shumicën e vendeve islamike.
Ndërkaq shumfishohen thirrjet në shkallë ndërkombëtare për të mos lejuar që Abdul Rahmani, shtetasi afgan i kthyer nga feja islamike në atë të krishterë, të dënohet me vdekje, sipas parashikimit të ligjit islamik në fuqi në vendin aziatik. Rahmani, i kthyer në fe të krishterë 16 vjet më parë, ndërsa ishte në Gjermani, është arrestuar para 14 ditësh, sipas padisë së familjarëve. I kthyeri afgan në kristianizëm mund të konsiderohet si i sëmurë mendor, për të shmangur rrezikun e procesit që do ta çonte në vdekje.
Kjo që po i ngjet Abdul Rahmanit vë në plan të parë kushtet e rënda të jetesës të të krishterëve në shumë vende me shumicë islamike. Një nga realitet më pak të njohura është pikërisht ai i ligjeve që i kundërvihen kthimit në një fe tjetër, rigjallëruar këto ditë në Afganistan, por që nuk mungon në të gjitha tradicionet islamike.  







All the contents on this site are copyrighted ©.