2006-03-22 20:13:01

Kalendari i ditës, 22 mars


RealAudioMP3 Sot kisha katolike përkujtoi Shën Benvenuton, që në shqip tingëllon “Mirëseerdhe”, njeri me fe të gjallë e përvujtëri të thellë, e jo më pak, me kulturë të jashtëzakonshme teologjike. Qe bashkëpunëtor i ngushtë me Shën Bonaventurën, në një periudhë kur ndodhën përçarjet e para të familjes françeskane, e cila u nda në observantë dhe konventualë. Shën Benvenuto mbylli sytë më 22 mars 1282. U varros në katedralen e Osimos në një mauzole, përgatitur për të nga kleri e nga populli. Më 1 korrik u mbart në kriptën e së njëjtës katedrale. Benvenutoja nuk është shpallur kurrë zyrtarisht shenjt nga kisha, e megjithatë populli e zgjodhi Pajtor të qytetit të Osimos që më 1755. Festa e tij kremtohet me 22 mars.








All the contents on this site are copyrighted ©.