Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit dhe Administrator Apostolik i Kishës së
Kosovës, takoi Papën Benediktin XVI në audiencën e përgjithshme
(22. 03. 06 R.V.I) Në audiencën e përgjithshme,
ishte edhe kryeipeshkvi i Tivarit e administratori apostolik ‘ad interim’ i Kishës
katolike të Kosovës, Imzot Zef Gashi, i cili u takua personalisht me Benediktin XVI
dhe pastaj me vikarin e përgjithshëm të Kosovës, dom Lush Gjergjin e kancellarin e
kuries së Prizrenit, dom Shan Zefin. Më tepër për takimin me Atin e Shenjtë Benediktin
e XVI, ja si shprehet Prelati në mikrofonin e Radio Vatikanit.