2006-03-20 16:36:23

Dje në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa foli për Shën Jozefin. Një mendim edhe për 500-vjetorin e Muzeve të Vatikanit


RealAudioMP3 (20. 03. 06 R.V.)Dje, në lutjen e Engjëllit Tënzot të solemnitetit të Shën Jozefit, Benedikti XVI vuri në qëndër të vëmendjes figurën e Shenjtit, Pajtorit të Punëtorëve.
Benedikti XVI i ftoi besimtarët të ndalen me nderim para figurës të shokut të jetës të Virgjërës Mari e Pajtorit të Kishës universale. Më pas kujtoi se Shenjti ka një rëndësi themelore në historinë e shëlbimit dhe shpjegoi se nga shembulli i Shën Jozefit buron një ftesë e fuqishme për ta kryer me besnikëri, thjeshtësi e modesti detyrën që na ka caktuar Provania hyjnore. Mendoj para së gjithash – theksoi Ati i Shenjtë - për baballarët e nënat e familjeve e lutem që ta vlerësojnë bukurinë e një jete të thjeshtë e punëdashëse, duke kultivuar me kujdes marrëdhëniet bashkëshortore e duke kryer me entuziazëm misionin e madh e të vështirë edukativ.
Në përshëndetjet pas lutjes mariane, Ati i Shenjtë kujtoi 500-vjetorin e Muzeve të Vatikanit, institucion – theksoi Benedikti XVI – që jep një kontribut të rëndësishëm në misionin e Kishës:
***
“Përkujtohet këtë vit 500-vjetori i Muzeve të Vatikanit, që Paraardhësi im i dashur i ka quajtur “një nga portat më të rëndësishme të Selisë së Shenjtë të hapura për botën”.
***
Ndërmjet përshëndetjeve në gjuhë të ndryshme, Papa iu drejtua në mënyrë të veçantë pjesëmarrësve në kursin e Doktrinës Shoqërore të Kishës, organizuar nga Fondacioni Centesimus Annus Pro Pontefice, si dhe koristëve e fizarmonicistëve të kantonit Tiçino e grupeve të tjera ardhur dje në Vatikan për t’i uruar Papës ditën e emrit, nga krahina të ndryshme të Italisë e nga vende të ndryshme të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.