2006-03-18 17:57:48

Kisha ka një të Lume të re: karmelitanen e zbathur bareze motër Elia e Shën Klementit


(18. 03. 06 R.V.) Dje në katedralen e Barit, në Itali, u shpall e lume Motër Elia e Shën Klementit, në shekull Teodora Frakaso, rregulltare e Urdhërit të Karmelitaneve të zbathura, që jetoi në Bari ku edhe vdiq më 1927. Kremtimin e Lumnimit e kryesoi prefekti i Kongregatës për çështjet e shenjtorëve, kardinali Hosé Saraiva Martins, ndërsa liturgjinë eukaristike, kryeipeshkvi i Barit, imzot Françesko Kakuçi.
Ftuam në mikrofonin tonë postulatorin e çështjes së lumnimit, Atë Hildefons Moriones, rregulltar karmelitan:
- Atë, a mund të na flisni shkurtimisht për jetëshkrimin e të Lumes së re?
***
- Lindi më 17 janar 1901. Kur ishte vetëm 4 -5 vjeçe, pa në ëndërr një zonjë që shëtiste në kopshtin e shtëpisë së saj. E ëma i tha se ndoshta ishte Zoja e Bekuar që kishte ardhur ta kërkonte. U rrit me këtë mendim në zemër. Si ndoqi me përshpirtëri katekizmin e mori Kungimin e parë dhe Krezmimin, kërkoi të ndiqte rrugën e jetës rregulltare, duke e marrë seriozisht thirrjen që kishte pasur që fëmijë. 19 vjeçe hyri në Karmel.
***
- Atë, Motër Elia lindi më 1901 e vdiq më 1927, pra jetoi vetëm 26 vjet. Si mundi të arrinte deri në lartësinë e shenjtërisë?

-Ai dhurim i plotë i vetvetes Krishtit që në vitet e para, fitoi pjekurinë gjatë adoleshencës dhe u zbulua përfundimisht kur bëri kushtet e pëhershme. Atëherë krijoi një lidhje të qartë e të thellë me Krishtin dhe kuptoi se Zoti e thërriste të jepte ndihmesën e vet për shëlbimin e njerëzve. Kështu në kuvendin ku jetonte u vërejt shumë shpejt përkushtimi i saj i jashtzakonshëm ndaj Krishtit.
***
- Ç’u thotë njerëzve të kohëve tona e Lumja Elia?
***- Ipeshkvi dëshiron që me këtë figurë model të jetës eukaristike, të zbulohet vlera e edukimit në familje, që pastaj prodhon fryte të tilla shenjtërie në çfarëdo lloj ambienti.







All the contents on this site are copyrighted ©.