Ideologjitë e përfimi
të mos kushtëzojnë misionin (thirrjen) e lartë të mediave në promovimin e dinjitetit
njerëzor: kështu tha Papa në audiencë me pjesëmarrësit e mbledhjes plenare të Këshillit
Papnor të Komunikimeve Shoqërore.
Shkëmbim i pëzermërt mesazhet ndërmjet Papës
Benediktit XVI e Patrikut të Moskës Aleksejt II: në të cilët urohet një bashkëpunim
më i madh për bashkimin e të krishtërve.
Filluan predikimet e kohës së Kreshmeve
në Vatikan në praninë e Papës e të bashkëpunorëve të tij të Kuries Romake. Në qendër
të meditimeve Mundimet e Jezusit në Gjetsemani.
Janë gjetur trupat e tre shqiptarëve
të vrarë në Afganistan, njoftimin dha policia Afgane. Bashkë me tre shqiptarët ishin
rrëmbyer edhe 4 afganë të cilët më pas u liruan.
Hamasi do t'i formojë qeverinë
e re palestineze vetëm, pa partnerë koalicioni.Kabineti i ri qeveritar pritet të shpallet
nesër para presidentit Abu Mazen.
Mijëra serbë kanë protestuar sot në veri
të Mitrovicës kundër pavarësisë së Kosovës duke përkujtuar dyvjetorin e protestave
të marsit.
Në Vjenë u mbajt raundi i dytë i bisedimeve për decentralizimin
dhe statusin e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e zëvendësit
të Marti Ahtisarit, Albert Rohan