Konferencë në Romë me rastin e 500-vjetorit të Rojeve Zvicerane: intervistë me kolonelin
Maeder
(17. 03. 06 R.V.) Roja Zvicerane Papnore, pesëqind vjet besnikërie në divizë”
– është titulli i konferencës që u zhvillua këto ditë në Romë nga kapiteni-komandat
i regjimentit papnor, koloneli Elmar Teodor Maeder. I organizuar nga Rrethi i Shën
Pjetrit, takimi u mbajt në kuadrin e manifestimeve të shumta, që vijojnë me rastin
e 500-vjetorit të Rojes Zvicerane e që do të përfundojnë më 6 majin e ardhshëm me
betimin solemn në Sheshin e Shën Pjetrit. Kujtojmë se motua 500-vjeçare e Rojeve
Papnore Zvicerane është: “Acriter et fideliter! – Me guxim e besnikëri!”. Rojet Papnore,
që u themeluan me dëshirën e Papës Juli II në vitin e largët 1506, sot i shërbejnë
të 50-tit papë, Benediktit XVI. Por ç’do të thotë për një Roje Zvicerane të jesh në
shërbim të Papës: Na përgjigjet koloneli Maeder: *** “Për të gjithë
ne është nder i madh e privilegj. Jemi përfaqësue të shumë të rinjve të tjerë zviceranë,
por jo vetëm zviceranë. Besoj se në mbarë botën duhet të ketë shumë të rinj që dëshirojnë
të kryejnë po këtë shërbim që kryejmë ne”.