2006-03-17 11:28:32

dom Zef Shestanit, përgjegjësit të parë të Programit Shqip të Radio Vatikanit, në 16 vjetorin e kalimit në amshim.


RealAudioMP3 Përkujtojmë themeluesin e programit shqip të Radio Vatikanit, dom Zef SHESTANIN, në përvjertorin e kalimit të tij në shtëpinë e Atit Qiellor. Figurë poliedrike, dom Zefi qe prift shembullor, atdhetar i flaktë, gazetar i urtë, largëpamës. Në vitet më të vështira e të errërta të historisë së Shqipërisë, dom Zef Shestani dha një kontribut të jashtëzakonshëm me kultivimin e transmetimin e vlerave shpirtërore, kombëtare, qytetare duke mbajtur në zemra të dëgjuesve shqiptarë përherë të ndezur dritë e shpresës së ngadhënjimit të së mirës mbi të keqën, të lirisë mbi robërimin, të dashurisë mbi urrejtjen…Po e kujtojmë figurën e tij me nderim, respekt dhe emocion duke shkëputur nga arkivi zërin e tij të paharrueshëm, e propozojmë për dëgjuesit tanë shqiptimin e “Pësuemit” përkthyer nga Atë Gjergj Fishtës OFM.







All the contents on this site are copyrighted ©.