2006-03-16 13:29:01

Asambleja XXX e Bashkimit të Eprorëve Provinçialë Françeskanë të Italisë


(16. 03. 06 R. V.) Në Amantea të Italisë, pranë Qëndrës së Kongreseve “Princesha” vijojnë që nga 13 marsi i kaluar punimet e Asamblesë XXX të Bashkimit të Konferencave të Eprorëve Provincialë Françeskanë të Italisë, organizëm që grupon 60 eprorë, të cilët udhëheqin njëmijë bashkësi françeskane, me 7200 fretër, të cilët kryejnë misionin e tyre në gjithë territorin italian.
Tema e takimit, që do të vijojë deri më 18 mars, është “Unë e bëra pjesën time, Krishti ju mësoftë të bëni tuajën”- shprehje kjo e njohur e Shën Françeskut. Gjatë takimit, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të françeskanëve shqiptarë, u ndoqën referatet e ish Eprorëve të përgjithshëm të Urdhërit, Atë Gjakomo Bini dhe Atë Agostino Gardin.
Po flitet për temat e komisionit të “Drejtësisë dhe Paqes” dhe të mbrojtjes së gjithësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.