2006-03-15 19:43:49

Duke shfletuar kalendarin kishtar të 15 marsit, përkujtohet Shën Xakaria, papë.


Bir i një familjeje greke, me banim në Kalabri, lindi në vitin 700. Qe diakon i Kishës së Romës, sikur dëshmohet nga dokumentat e Sinodit Romak të vitit 732 të nënshkruara edhe Xakaria. Papë nga viti 741 deri në 752, në një kohë të vështirë për Kishën, kur longobardët kërcënonin portat e Qytetit të Amshuar e ishte në kulmin e vet lëvizoja e ikonathyersve, ndërsa situata e Kishës së romës mbetej e papërcaktuar. Ndonëse nuk ishte më e varur nga perandorët bizantinë, roma nuk e kishte fituar ende pavarësinë e plotë. Kështu Papës Xakaria iu desh të merrej me gjithë këto çështje e probleme të brendshme, si edhe me situatën e ndërlikuar ndërkombëtare, derisa në fronin e Francës ngjitej dinastia e re Karolingje të cilën e legalizoj, ndërsa në Lindje sundonte perandori mbrojtës u ikonathyersve, Konstantini V-të. Probleme të vështira, sa kishtare aq edhe politiko-shoqërore, një pjesë të mirë të të cilave i zgjidhi me sukses.
Papa Xakaria thirri dy Sinode kishtare për Romën, në vitin 743 e 745. I fundmi papë grek, Xakaria qe njeri shumë i ditur, i cili na solli përkthimin e veprës “Dialogë” të Shën Gregorit të Madh, përgatitur për përdorim në manastiret greke të Romës e të Italisë, që u përhap shumë në të gjithë Lindjen. Vdiq më 22 mars të vitit 752 në Romë. Etimologjia e emrit Xakaria nga aramaishtja dmth. përkujtimi i Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.