2006-03-15 19:43:29

Duke shfletuar kalendarin historik, më 15 mars përkujtojmë përvjetorin e lindjes së FAIK KONICES,


RealAudioMP3 njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës e letërsisë shqiptare. Prozator e poet, publicist e estet, kritik letrat e përkthyes, F. Konica me veprnën e tij të shumanshme e pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, me dhanti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica hyri në historinë e kulturës kombëtare të Popullit Shqiptar si erudit e stilist i përkyer.
Po më hollësisht mbi figurën e veprën e Faik Konicës, të dëgjojmë studiuesin e ri Lezhjan, Agron Gjekmarkajn……………
Duke falenderuar Agron Gjekmarkajn, po përfundojmë përkujtimin e Faik Konicës, “kryelëronjësit të gjuhës sonë” sikur e quajti Fan Noli, me një lutje të shkruar nga ia, që do t’i bënte mirë të gjithë atyre që mirren me shkrime:
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën e mbyllur
Kur s’kemi gjë për të thën!
Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të!
Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë, që të flasim jo vetëm
me paanësi po edhe të sillemi ashtu!
Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga
lajthimeet e shtypit. Ashtu qoftë!"







All the contents on this site are copyrighted ©.