2006-03-14 18:55:13

Duke shfletuar kishtar, më 14 mars mes shenjtorëve të ndryshëm që përkujton kalendari kishtar, është edhe Shën Matilda, mbretëresh.


RealAudioMP3 Lindi në vitin 895 në Engern dhe vdiq më 14 mars 968 në Kuedlinburg të Saksonisë.Matilda është edukuar nga gjyshja, abadesa e Herfordit e bëhët gruaja e Henrikut të Parë, mbretit të Gjermanisë. Si mbretëresh u dallua për një jetë kaluar në lutje e plot bujari ndaj të varfërve, të cilët i vizitonte inkognito. I përdori pasuritë e veta mbretërore për t’ua lehtësuar vuajtjet të varfërve dhe për të themeluar manastire bashkë me shkolla popullore. Matilda përfaqëson ende sot, idealin e grave të krishtëra, që dijnë t’i vëjnë pozitat e tyre shoqërore në shërbim të Ungjillit.







All the contents on this site are copyrighted ©.