2006-03-11 18:24:45

Nata e lutjes e universitarëve të Romës në Vatikan. Lidhje video nga Evropa e Afrika për Rruzaren Shenjte, thënë së bashku me Papën


( 12. 03. 06 R. V.)Dje pasdite, në Sallën e Palit VI në Vatikan u mbajt nata e lutjes me Papën, organizuar nga universitarët e Romës. Kësaj veprimtarie i parapriu takimi “Bashkëpunimi universitar Evropë-Afrikë’ me temë “Roli i universiteteve evropiane në formimin të rinjve afrikanë”, në të cilin morën pjesë shumë përfaqësues të shoqërisë civile dhe të botës akademike. Takimi u mbajt në kuadrin e Ditës IV Evropiane të universitarëve, organizuar dje pasdite në Vatikan, në praninë e Benediktit XVI. Ishte një natë lutjeje mariane, gjatë së cilës universitarët iu lutën Zojës së Bekuar që Ungjilli të hapë rrugë të reja bashkëpunimi ndërmjet popujve të Evropës e të Afrikës.
Universitarët, të kryesuar nga Papa, u mblodhën rreth Virgjërës Mari për të thënë së bashku Rruzaren Shenjte. Sivjet – të shndritur nga mësimet e Enciklikës së Parë të Benediktit XVI – u lutën e reflektuan për projektin e humanizmit të krishterë, si rrugë e bashkëpunimit ndërmjet kontinentit evropian e atij afrikan.
Ati i Shenjtë, ndërmjet tjerash, u tha studentëve të pranishëm në Sallë: ‘Duke ju dorëzuar Enciklikën “Deus Caritas est” ju besoj përsëri mesazhin e saj: “Feja, që bëhet vetëdijshme për dashurinë e Zotit, zbuluar në zemrën e shporuar të Jezusit mbi Kryq, ngjall dashuri në zemrat njerëzore. Ja drita – e vetmja – që ndrit gjithnjë botën e errët e që na jep guxim të jetojmë e të veprojmë. Dashuria mund të jetohet – theksoi Ati i Shenjtë – e ne jemi në gjendje ta jetojmë, sepse jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit. ‘Ta jetoni dashurinë e të impenjoheni që drita e Zotit të hyjë në botë” – ja – u tha Papa studentëve – për këtë ju ftoj përmes kësaj Enciklike.







All the contents on this site are copyrighted ©.