2006-03-11 16:59:51

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së II të Kreshmëve “B”


RealAudioMP3 (11 mars 2006 R.V.)Dëgjues të nderuar ia përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së dytë të kohës së Kreshmëve, që pararijnë dhe përgatisin kremtimin e mundimeve, të vdekjes dhe të ngjalljes së Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit.
Leximet biblike të dielës së dytë të Kreshmëve na flasin për fenë, përmes së cilës do të mund të shijojmë premtimet e Zotit, sikur na dëshmon shembulli i Abrahamit, për të cilin flet leximi i parë nga Libri i Zanafillës ( 22,1-2.9. 10-13.15-18); dhe për gëzimin e paqen e Krishtit të Gjallë, sikur na pohon shembulli i përjetimit të tre apostujve bashkë me Jezusin, Mësuesin Hyjnor mbi malin tabor, për çka fletë pjesa ungjillore nga Marku (9,2-10).
Në këtë diele, Hyji Atë na thërret edhe një herë ta dëgjojmë të Birin e Tij Jezusin, ta ushqejmë fenë tonë me Fjalën e Tij Hyjnore, t’ia hapim zemrën tonë Shpirtit Shenjtë Zot në mënyrë që edhe ne të mund të shndërrohemi, duke u bërë shenja të besueshme të pranisë e të dashurisë së tij hyjnore në histori.
Komentin e leximeve biblike të kësaj të diele, nga dom Marjan Paloka







All the contents on this site are copyrighted ©.