2006-03-11 18:41:02

Ipeshkvijtë e jug-lindjes të Evropës kërkojnë më shumë impenjim për të favorizuar integrimin e emigrantëve


( 12. 03. 06 R.V.) Ipeshkvijtë e jug-lindjes të Evropës kërkojnë më shumë impenjim për të favorizuar integrimin e emigrantëve: përmes Ungjillit është e mundur të krijohet familja e Zotit ndërmjet popujve të ndryshëm.T’i jepet fëtyrë njerëzore fenomenit të emigrimit: këtë propozuan kryetarët e Konferencave ipeshkvnore të Shqipërisë, Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës, Greqisë, Rumanisë dhe të Konferencës Ipeshkvnore të Shenjtërve Çirili e Metodi të Serbi-Malit të Zi e Maqedonisë të cilët, pak ditë më parë, përfunduan në Korfuz takimin tyre të gjashtë me temën: ‘Për t’i bërë ballë sfidës së emigracionit’, rreth së cilës diskutuan prelatët. ‘Të shikohet me përparësi puna baritore me emigrantët, impenjmi për formimin dhe integrimin e tyre, kujdesi për lidhjet ndërmjet vendeve të origjinës e vendeve ku jetojnë, programimi i punës ekumenike dhe bashkëpunimi ndërmjet kishave dhe bashkësive të ndryshme’ – këto janë objektivat e Dokumentit përfundimtar të Konferencës të Ipeshkvijve të jug-lindejes të Evropës, në të cilën Shqipërinë e përfaqësoi Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Angjelo Massafra, kryeipeshkëv Metropolit i Shkodrës.







All the contents on this site are copyrighted ©.