2006-03-10 17:07:34

Benedikti XVI përshëndet lëvizjet kishtare të Amerikës Latine, të mbledhura në Bogotà


Në një mesazh me nënshkrimin e kardinalit Angjelo Sodano, sekretar i Shtetit të Vatikanit, Papa përshëndeti pjesëmarrësit në takimin e parë të lëvizjeve kishtare dhe të bashkësive të reja në Amerikën Latine me temë ‘Nxënës e misionarë sot’, që filloi dje në Bogotà.
Në mesazhin, drejtuar Kryetarit të Këshillit Papnor për Shekullarët, Imzot Stanislao Rilko, Papa Benedikti XVI i fton lëvizjet kishtare ta ndajnë bashkë vëllazërisht pasurinë e përshpirtërisë dhe përvojën e tyre, për t’i dhënë kështu gjithnjë më shumë gjallëri jetës së krishterë në këtë pjesë të botës, ku Kisha ka mbështetur shumë shpresa.







All the contents on this site are copyrighted ©.