8 mars: Selia e Shenjtë në OKB: Progres i gruas është progres për të gjithë
Sot, 8 mars, u kremtua Dita Ndërkombëtare e grave. ‘Progresi i gruas është
progres për të gjithë”, theksoi këto ditë në Pallatin e Qelqit në Nju Jork Marilin
Ann Marton, përfaqësuese e delegacionit të Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara.
Procesi i madh i çlirimit të grave – tha përfaqësuesja e Vatikanit – ka qenë i gjatë
e i ndërlikuar e, shpesh herë, edhe me gabime; megjithatë, në përgjithësi, pozitiv,
ndonëse nuk ka përfunduar akoma e të gjithë njerëzit vullnetmirë përpiqen që grave
t’u njihet dinjiteti i tyre i veçantë, të pranohen, të respektohen e të vlerësohen” Ndërsa
Sekretari i Përgjithëm i OKB-së, Kofi Annan nënvizoi se është e nevojshme që gratë
të jenë të pranishme në proceset ku merren vendime për ardhmërinë në të gjitha fushat
e jetës”.