2006-03-07 19:46:20

Kostandin Kristoforidhi në 179-vjetorin e vdekjes


Më 7 mars 1827 ndërroi jetë biblisti, gjuhëtari, leksikografi dhe atdhetari i njohur, Kostandin Kristoforidhi, vepra e të cilit shërbeu si një nga gurët e themelit për lavrimin e gjuhës shqipe.
Pas një jete plot studime që e çoi nga vendlinjda, Elbasani, në Angli, prej nga u kthye rishtas, ai iu vu përkthimit të "Dhjatës së Re" apo "Besëlidhjes së Re", të cilën e botoi më 1866 në Kostantinopojë me titull: "Katër ungjillat dhe punët e apostujve". Vijoi punën me përkthimin në dy dialekte, gegërisht e toskërisht, të disa pjesëve të "Dhjatës së Vjetër" apo "Besëlidhjes së Vjetër", të cilën e botoi më 1879. Më pas botoi një "Gramatikë" dhe përgatiti "Fjalorin shqip-greqisht", vepër postume. Me këto vepra, të cilave u shtohen "Abetaret" e para shqipe pas Veqilharxhit, tregimi "Gjahu i Malcorëve" dhe vjersha e parë shqipe për fëmijë, ai nisi të quhej nga bashkëkohasit "babai i gjuhës shqipe".
Puna e Kristoforidhit për përkthimin e Shkrimit Shenjt mbetet një nga kontributet kryesore të tij për fenë e atdheun. Gegë vetë, në përkthimin e Shkrimit Shenjt ai i përdori të dy dialektet, duke derdhur kështu në një lum ujëplotë, dy përrenjtë e fuqishëm dialektorë të gjuhës shqipe.








All the contents on this site are copyrighted ©.