2006-03-06 17:59:26

Shën Agostini dhe Benedikti XVI: ipeshkvi i Ipponës është njëri nga Shenjtorët më të cituar nga Papa


(6 mars 2006 R.V.) Shenjti më i cituar nga Benedikti XVI është Shën Agostini, të cilit Papa, në rini, i kushtoi tezën e doktoratit në teologji.
Emrin e zgjodhi duke u frymëzuar nga figura e Benediktit XVI, Papës të paqes, për ta vënë magjisterin e tij në shërbim të pajtimit ndërmjet popujve; e të Shenjtit të Norçies, Pajtorit të Evropës, për të mos e kundërshtuar kurrë Krishtin. Por një nga etërit e Kishës, që citohet më tepër nga Papa, është pa dyshim Shën Agostini. Ipeshkvit të Iponës, Jozef Ratzinger, akoma i ri, i kushtoi edhe tezën e tij të doktoratitt në teologji. E pyetëm, në mikrofonin tonë, ipeshkvin e Orvietos, Imzot Todi Gjovani Skanavinon, agostinian, ç’e lidh Benediktin XVI me Shenjtin afrikan:
***
- Është një lidhje tepër e thellë, një lidhje që vjen nga larg, nga studimet e para të Atit të Shenjtë. Një nga librat e parë, fryt i studimit të tij, ka të bëjë pikërisht me ekleziologjinë e Shën Agostinit; e ky libër mund të themi se i shërbeu edhe Ratzingerit të ri teolog për ta përballuar, me baza të forta, Koncilin II të Vatikanit. Besoj se në ekleziologjinë e bashkimit me Krishtit, që është pranishme në Koncilin II të Vatikanit, ndjehet fuqimisht prania e tij, prania e studimeve të tij të para mbi tekstet agostiniane, që hartojnë ekleziologjinë e bashkimit apo të kungimit të popullit të Zotit me Korpin e Krishtit, si vend ku Zoti banon; vend që bëhet automatikisht shtëpia e tij.
***
- A mund të na kujtoni tema të veçanta, me profil agostinian, trajtuar nga Ati i Shenjtë?
***
- Nuk mund të flasim për sasinë e shkrimeve kushtuar kësaj apo asaj teme. Mua më duket se ndjehet një asimilim tepër i fortë, i cili bëhet sintezë e qartë brënda vetes, prandaj edhe del vetvetiu, në mënyrë të natyrshme, sa herë që është e nevojshme.
***
- Ç’na mëson, në mënyrë të posaçme, Benedikti XVI përmes mendimit të Shën Agostinit?
***- Gjithçka që ka shprehur deri tani në fjalimet te tij të mrekullueshme: guximin që ndjehet në këto fjalime, qartësinë në shprehjen e së vërtetës, jo të një të vërtete që fyen, por të një të vërtete që propozohet qartë. Prandaj ajo që unë admiroj në fjalët e Papës, është pikërisht i njëjti tip qartësie, i njëjti tip vendimi. Të duket – gjë kjo e çuditshme, por mua kështu më duket, sikur të ripropozonte me të njëjtin gjenialitet, me të njëjtën aftësi kritike, që ishte karakteristike për Shën Agostinin.







All the contents on this site are copyrighted ©.