2006-03-02 17:48:21

Thirrje e Papës kundër racizmit në sport, para ndeshjes miqësore të futbollit Itali-Gjermani: me ne imzot Klaudio Manjago


Një thirrje kundër racizmit, për promovimin e dialogut e të respektit në çdo mjedis shoqëror: mbrëmë Imzot Maniago lexoi, në stadiumin Franki të Firences, mesazhin e Papës me rastin e ndeshjes së futbollit Itali-Gjermani.
Dialog e respekt janë dy termat kyçe të mesazhit – që jehuan në një stadium përplot me tifozë, pasi kohët e fundit janë shumëfishuar episodet me sfond racist: kore kundër lojtarëve me ngjyrë ose parulla kundër hebrenjve. Për këtë ngjarje të rrallë, flet në mikrofonin e radios sonë, imzot Klaudio Maniago, ipeshkëv-ndihmës i Firences:
***
“Mesazhi që Ati i Shenjtë deshi të dërgonte pikërisht me rastin e kësaj ndeshjeje në stadiumin Franki, përfaqëson një sinjal, sinjalin e një shikimi të ndryshëm. Sporti, kujton Papa, është një fushë veprimtarie ku vërtetë mund të shikohet me sy të ndryshëm, ku solidariteti, miqësia, dashamirësia, ndonëse në frymën e garës, mund të bëhen vërtetë sinjal, madje në një farë mënyre, laborator për të krijuar një qytetërim të ndryshëm, qytetërimin e dashurisë. Edhe në fillim të Lojrave Olimpike, Ati i Shenjtë shprehu mendimin tij për fushat e sportit si vend takimi ndërmjet racave të ndryshme, me frymën e solidaritetit e të paqes, kundër çdo forme të racizmit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.