2006-03-02 19:18:55

Në fillim të programit të 2 marsit ja argumentet kryesore: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë.


Ati i Shenjtë takoi sot në Vatikan meshtarët-famullitarë të dioqezit të Romës.
Nesër Papa Benedikti XVI do të vizitojë Radio Vatikanin me rastin e 75-vjetorit themelimit të kësaj radioje.
Në Shkodër dhe në Lezhë përkujtohet 60-vjetori i pushkatimit të jezuitëve Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani.
Atentat në Pakistan afër Konsullatës Amerikane në prag të vizitës së presidentit Bush.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ngarkoi z. Agim Çeku për formimin e qeverisë së re.
Parlamenti shqiptar i ndërpreu përsëri punimet sot pas përjashtimit nga seanca të katër deputetëve socialistë.
Duke shfletuar kalendarin fetar përkujtojmë Shën Simplicin Papë, ndërsa nga kalendari historik veçojmë sot mbledhjen e Kuvendit të Lezhës, në 1444, dhe vrasjen e patriotit Luigj Gurakuqi në 1925.












All the contents on this site are copyrighted ©.