Papa Benedikti XVI dënon diskriminimet racore nëpër stadiume të sportit dhe i kërkoi
botës së futbollit të promovojnë edukimin në vlera të vërteta si “respekti e dialogu".
Kështu shkruan Papa në mesazhin e tij dërguar përmes kardinalit Angelo Sodano, ipeshkvit
ndihmës të Firencës izmot Claudio Magnago me rastin e ndeshjes së sotme miqësore
të futbollit ndërmjet Italisë e Gjeramanisë në këtë qytet. Papa Ratcinger përshëndeti
autoritetët, organizatorët, drejtuesit dhe atletët e të gjithë ata që do të ndjekin
ndeshjen e futbollit ndërmjet Italisë e Gjermanisë në Firence. Ati i Shenjtë pastaj
“shprehi vlerësimin për nismat që janë ndërmarrë kundër diskriminimit racor, promovuar
për përforcimin e rëndësishëm të funksionit edukues të sportit në shërbim të solidaritetit
e të paqes”. Shenjtëria e Tij Benedikti XVI – vijon teksti – inkurajon përpjekjet
e përbashkëta që vihen në mbështetje të qytetërimit të dashurisë përmes dialogut e
respektit reciprok në çdo fushë të shoqërisë”.