Kalendari i 28 shkurtit përkujton të Përndëritshmi Karl Njokin ( Carlo Gnaocchi)
Karli lindi më 25 tetor 1902 në Sab Kolombano të Milanos. Kur ishte vetëm 2 vjeç i
vdiq i jati e familja e tij u detyrua të vendosej më parë në Milano e më pas në Besana
të Briancës. Ndoqi mësimet në seminarin e Milanos dhe u shugurua meshtar më 6 qershor
1925. Nisi të shèrbente ndër kisha famullitare të ndryshme të Milanos, pasta u caktua
si kapelan në Institutin Gonzaga, që drejtohej nga Vëllezërit e Shkollave Katolike,
ku pati rastin t’i njihte më mirë njerëzit e inkuadruar në shoqëri: të rinjtë por
edhe familjet e mjediset e tyre, duke përsosur kështu pasionin dhe ndjeshmërinë e
tij si edukator. Më 10 qershor 1940 Italia hyri në luftë e don Karli nisi shërbimin
vullnetar si prift kapelan ushtarak në formacionin aplin Val Tagliamento të divizionit
Julia. Sapo mori detyrën e re, u nis menjëherë për në Shqipëri, kur predikoi Ungjillin,
jo vetëm ndërmjet aplinëve po kudo mundi. Fjala e Zotit ishte i vetmi ngushëllim dhe
e vetmja shpresë në skenën ku luhej tragjedia e tmerrshme e luftës. Don Karlo Njoki
ishte meshtar në luftë, jo meshtar lufte! Pikërisht në jug të Shqipërisë – siç kujtoi
ai vetë, në vijën e parë të frontit, mbi një altar të ngritur aty për aty, kremtoi
Pashkët e luftës, përballë vijave të frontit armik. Ushtarët u rrëfyen dhe u kunguan
me Eukaristi. Për disa prej tyre ishte shutja shpirtërore e fundit….. Nga Shqipëri,
don Karli kaloi në Mal të Zi, në frontin grek e, më pas në frontin rus. Tërheqja e
tmerrshme e vitit 1943, gjatë së cilës vdiqën mijëra njerëz, e tronditi aq shumë,
sa pësoi një krizë të thellë shpirtërore, duke vënë në dyshim deri mëshirën e Zotit.
Por shumë shpejt arriti ta kapërcejë këtë krizë e ta kuptojë thellësisht vlerën
e vuajtjes së njerëzve të pafajshëm. I lindi dëshira për të ndihmuar jetimët aplinëve
të tij, të gjymtuarit e luftës, viktimat e bombardimeve e njerëzit me handikapët e
të gjitha llojeve. Kështu në vitin 1947 themeloi Institucionin “Për fëmijët e gjymtuar”,
që u njoh nga Vatikani më 26 mars 1949. Më vonë ky Instituti do të quhet “Fondacioni
Pro-Juventute” e kështu don Njoki u bë “don Bosku” i Milanos, njeri i palodhur, ideator
e realizues i madh i veprave humanitare. Vdiq më 28 shkrut të vitit 1956.