2006-02-28 19:50:14

Ja argumentet kryesore e lajmet shkurt të 28 shkurtit


Urimet dhe inkurajimet e Papës Benediktit XVI për promovimin e kulturës dhe solidaritetit në fushën e ekonomisë. Në telegramin drejtuar Konferencës Ndërkombëtare mbi Mikrokredinë.
U paraqit në sallën e shtypit të Vatikanit dokumenti i Selisë Shenjtë “Udhëzimet për baritorinë e popujve endacakë.
Në Shqipëri po përgatitet përkujtimi i martirëve të komunizmit Atë Giovanni Faustit dhe Atë Daniel Dajanit. Ndërsa në Kosovë kisha përkujtoi dy ipeshkvijtë e ndjerë Imzot Nikë Prelën dhe Imzot Mark Sopin, së bashku me presidentin Ibrahim Rugova.
Nga sulmet me bomba në Bagdad, Irak u vranë 32 persona dhe u shkatërrua varri i babait të Sadam Hyseinit. Gjithashtu një sulm i ri por pa viktima u krye kundër një autokolone italiane në Nasiri.
U shtynë për nesër bisedimet mes Rusisë dhe Iranit për programin bërthamor që ka ndërmarrë udhëheqja politike e Teheranit.
Në 2008 Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia shpresojnë të hyjnë bashkarisht në NATO.
Qytetarët e Malit të Zi do të votojnë me 21 maj për referendumin për shkëputjen e vendit nga unionit Serbi-Mal i Zi
Nga kalendari i ditës veçojmë Shën Karl Njokin dhe përvjetorin e vdekjes së ideologut të Rilindjes Shqiptare Jeronim de Radës
Ndërsa duke shfletuar kalendarin historik, me 28 shkurt përkujtojmë ideologun e Rilindjes Kombëtare, poetin Jeronim de Rada në përvjetorin e vdekjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.