Një ditë pas njoftimit mbi koncistorin, koment i kardinalit Jozef Tomko dhe i
Kardinalit të ardhshëm, Jozef Çen- Y-Qyn, ipeshkëv i Hong Kongut.
Një ditë pas
njoftimit mbi koncistorin e Benediktit XVI, kardinali Jozef Tomko flet në mikrofonin
tonë për lidhjen ndërmjet kardinajve dhe pasardhësit të Shën Pjetrit, ndërsa kardinali
i ardhshëm, Jozef Çen- Y-Qyn, ipeshkëv i Hong Kongut, na flet për rëndësinë që ka
emërimi i tij për Kishën në Azi. “Kardinajtë kanë për detyrë ta mbështesin
e ta ndihmojnë Pasardhësin e Pjetrit në kryerjen e shërbimit apostolik që i është
besuar në drejtimin e Kishës”. Duke dhënë dje njoftimin mbi koncistorin e 24 marsit
të ardhshëm, Papa nënvizoi me këto fjalë kontributin themelor që jep kolegji kardinalor
në përmbushjen e ministerit të pasardhësit të Shën Pjetrit. Në koncistorin e ardhshëm
– kujtojmë se është i pari i Benediktit XVI – do të krijohen 15 kardinaj të rinj,
12 nga të cilët me të drejtë zgjedhore. Për figurën e kardinalit në Kishë si dhe për
lidhjen me Katedrën e Pjetrit, flet, në mikrofonin e radios sonë, kardinali Jozef -
Kardinali është S.R.E., Sanctae Romanae Ecclesiae. Praktikisht
emri nuk është substantiv, është mbiemër. Presbiter Cardinalis do të thotë ‘kryeprift’;
emër që përdorej për ata që ishin dikur kryepriftërinjtë romakë. E pikërisht për këtë
arsye çdo kardinal ka titullin e tij, Kishën e tij në Romë; e kjo lidhet edhe me
faktin se - Ngjyra e veshjeve të kardinajve është e kuqja, që simbolizon gatishmërinë
për t’u fjijuar - Ndoshta sot nuk ka më kardinaj të vrarë, që e vënë fizikisht
në jetë këtë premtim, por nuk duhet të harrojmë se persekutimi në botë vijon... Më
kujtohet se kur ua dorëzoja kryqin e kraharorit ipeshkvijve, duke i shuguruar, u thosha
gjithnjë: “Një kryq po ta vë këtu, përpara, por kryqin e vërtetë, atë të padukshmin,
e ke mbi shpatulla”. Në një farë mënyre e njëjta gjë mund të thuhet për kardinajtë
e rinj. Por është njëkohësisht edhe shenjë e besnikërisë së plotë në shërbim të detyrës.
Kardinajtë kanë për detyrë ta mbështesin e ta ndihmojnë Pasardhësin e Pjetrit, gjë
që sot është tepër e rëndësishme për botën, e jo vetëm për Kishën. - U uroj
vetëm që ta ndjenë fuqimisht këtë lidhje me Selinë Apostolike, me Papën e ta E
pas njoftimit të djeshëm të Benediktit XVI, jehonë të madhe pati emërimi kardinal
i ipeshkvit të Hong Kongut, Jozef Çen- Y-Qyn. Kardinali i ardhshëm tregon,
në mikrofonin e radios sonë, se si e priti lajmin e ç’domethënie ka lartimi i tij
në dinjitetin - Pa dyshim është një shenjë e posaçme dashamirësie nga ana e
Atit të Shenjtë, aq më tepër që numri i kardinajve të rinj është shumë i vogël; e
megjithatë Shenjtëria e Tij përfshiu në këtë numër edhe një kinez. Kjo do të thotë
se ka dashuri të veçantë për popullin kinez, e për këtë i jemi shumë mirënjohës. -
Papa, duke njoftuar emrat e kardinajve të rinj, nënvizoi se në radhët e tyre pasqyrohet
mirë universaliteti i Kishës..... *** - Po, vërtetë unë shoh se janë të pranishëm
të gjithë kontinentet. Ne, në Azi, kemi tre ndërmjet dymbëdhjetëve. Është vërtetë
një gjest universaliteti, që flet për kujdesin atëror të Atit tonë të Shenjtë. -
Ju ia keni kushtuar gjithë jetën shërbimit ndaj Krishtit, por edhe mbrojtjes të të
drejtave të njeriut dhe respektimit të lirisë fetare. A e ndjeni inkurajimin nga
ana e Papës në këtë betejë kaq të rëndësishme? *** - Pa tjetër, sepse Papa
është i mirinformuar mbi atë që bëjmë e ky gjest dashamirë - Sa mund të ndihmojë
emërimi i një kardinali kinez në dialogun ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Pekinit? -
Dialogu zyrtar është sigurisht në nivel diplomatik, është ndërmjet Ministrisë së Jashtme
dhe Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Natyrisht, me që ku dialog ka të bëjë me
çështjet fetare, palën kineze e përfaqësojnë punonjësit e Zyrës për çështje fetare,
në rolin e këshilltarëve. E përmes kësaj rruge duhet të hyjë në dialog, për shembull,
edhe Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve. Ati i Shenjtë, me këtë emërim, lë të
kuptohet se e çmon edhe zërin e ipeshkvijve kinezë. - Si e pritën besimtarët
këtë emërim? - Janë shumë të lumtur. E dinë se ky emërim ka vlerë për mbarë
Kishën në Kinë, por edhe për Hong-Kongun. Prandaj edhe janë shumë të lumtur e mirënjohës. -
Në ç’gjendje shpirtërore përgatiteni për të marrë kapuçin kardinalor pas pak javësh?-
Jam 74 vjeç e tashmë e kam shkruar edhe letrën për t’u lënë në paqe vitin e ardhshëm.
Kjo detyrë e re është një akt besimi nga ana e Atit të Shenjtë e unë e pranoj me kënaqësi,
edhe pse po i afrohem të 75-save. Do të dhuroj gjithçka më mbetet nga jeta ime, nga
forcat e mia, për t’i shërbyer Kishës Shenjte.