2006-02-23 19:41:05

Më 23 shkurt, sipas kalendarit liturgjik, kisha përkujton Shën Polikarpin e Izmirit, ipeshkëv dhe martir, nxënës i Shën Gjonit Apostull.


RealAudioMP3 Polikarpi, pra i njohu nga afër Shën Gjonin Apostull dhe të tjerët apostuj që e kishin parë Zotërinë Jezus. Prandaj na paraqitet si dëshmitar i jetës apsotolike dhe njeri i traditës së gjallë, siç shkruan ai vetë në letrat drejtuar filipianëve e maqedonëve të krishterë.
Polikarpi jetoi në heshtje e fshehtësi, duke mos pasur besim në forcat e veta, sepse tepër plak dhe i lodhur. Por kur i erdhi koha të dilte haptas e publikisht, diti ta mbrojë dhe kumtojë me një guxim të jashtëzakonshëm fenë e vet në Krishtin.
Fundin e tij e njohim nga një dokument, që mban datën e 23 shkurtit të vitit 155. Eshtë një tregim me vlerë të madhe historike, agjiografike e liturgjike.
I zvaritur para Prokonsullit Stacio Kuadratit- rrëfehet në dokument – Polikarpi u ftua ta mohonte Krishtin, por ai u përgjigj me këto fjalë duke tundur kokën: “Që prej 86 vejtësh i shërbej e nuk më ka bërë kurrnjë të keqe: e si të blasfemoj kundër Mbretit tim që më shëlboi?
- A e di se mund të të djeg përsëgjalli? – i tha Prokonsulli.
- Zjarri me të cilin më kërcënoni – përgjegji Shën Polikarpi – të djeg për një çast, por pastaj kalon; unë ia kam frikën zjarrit të amshuar të dënimit!”
E ndërsa digjej i gjallë në mesin e amfiteatrit të Smirnës (Izmirit të sotëm), Polikarpi i lartonte Zotit një uratë të shkurtër, por nga zemra: “O Zot, qoftë lavdëruar emri yt i adhuruar në shekuj të shekujve, nga Jezu Krishti, meshtar i amshuar e i gjithspushtetshëm – e qoftë i nderuar emri yt së bashku me Jezusin e Shpirtin Shenjt sot e përgjithmonë e jetës!”.
E sakaq, trupi i pjekur nga zjarrim u shndërrue në një grusht hi. Mbetën, siò vijon të tregojë dokumenti i përmendur- vetëm pak eshtra, që u ruajtèn si gurë të çmuar dëshmie në Krishtin e Gjallë.







All the contents on this site are copyrighted ©.