2006-02-23 19:33:58

Argumentet kryesore të programit të 23 shkurti


RealAudioMP3 Pas shpalljes së Koncistorit të parë të Benediktit të XVI, në mikrofonin e Radio Vatikanit, kardinali Jozef Tomko flet për lidhjen ndërmjet kardinajve dhe Pasardhësit të Pjetrit ( Papës);

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisu mbërriti sot në Romë, ku pasdite vizitoi Bashkësinë katolike të Shqiptarëve emigrantë në Itali e Romë pranë Kishës së Shën Gjonit të Mullagave. Nesër paradite, Presidenti Mosiu do të pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë Benedikti XVI-të në Vatikan.

Kisha katolike në Shqipëri është e impenjuar në vijë të parë për luftimin dhe çrrënjosjen e hakmarrjes. Misioni i priftërinjve në rrethin e Durrësit për pajtimin dhe ndihmesën e familjeve të ngujuara nga gjakmarrja.

Në zbulimin e rrënjëve të krishtera të Evropës: vijojmë me ciklin e reflektimeve mbi këtë argument. Sot në mikrofonin e Radio Vatikanit flet kardinali Angjelo Skola

Duke shfletuar kalendarin e sotëm, kisha përkujton Shën Polikarpin e Izmirit, ipeshkëv dhe martir, nxënës i Shën Gjonit apostull.

68 xhamia janë djegur dhe së paku 100 persona janë vrarë pas atentatit të djeshëm në xhaminë shiite të Samarrës. Blloku kryesor irakian politikë i myslimanëve sunitë është tërhequr sot nga negociatat për formimin e qeverisë së re, duke fajësuar Aleancën shiite për dhunë sektare.

Të paktën 138 nigerianë kanë vdekur në përleshjet pesëditëshe të myslimanëve dhe të krishterëve të Nigerisë, ku e ardhmja politike është bërë e pasigurt për shkak të tensioneve fetare. Vetëm në kryeqytetin e krishterë të zonës jug-perëndimore të Nigerisë, Onishta janë vrarë të paktën 85 njerëz gjatë ushtrimit të dhunës.







All the contents on this site are copyrighted ©.