22 shkurti për kalendarin e Kishës katolike përfaqëson ditën e festës së Katedrës
së Shën Pjetrit.
Kjo festë i referohet dinjitetit e autoritetit të papatit. Pra, bëhet fjalë për një
festë që nxjerr në pah përkujtimin e misionit që Jezu Krishti ia besoi Pjetrit Apostull.
Para daljes se Shën Pjetrit nga Toka Shenjte dhe martirizimit të tij në Romë, selia
e magjisterit (mësimit zyrtar të Kishës) të Pjetrit si i pari i apostujve, identifikohej
me selinë e kishës së Antiokisë. Edhe liturgjia kremtonte këto dy momente me dy data
të ndryshme: më 18 janar (Roma) e më 22 shkurt (Antiokia). Reforma e kalendarit i
ka bashkuar në një festë të vetme, këtë të sotme. Ajo – shpjegon ‘Meshari Romak’ –
“me simbolin e katedrës (selisë) vë në pah misionin e mësuesit dhe të bariut që Krishti
i dha Pjetrit, detyrë të cilën Krishti e themeloi në personin e Pjetrit e atë të pasaardhësve,
në saje të parimit e të themelit të dukshëm të unitetit të Kishës”.